Gjobitet me 400 euro kompania që vendosi reklamë mbi muralin e Nexhmije Pagarushës
Publikuar:
(27.11.2021 14:57:28)

Inspektorati i Komunës së Prishtinës i ka shqiptuar gjobë prej 400 eurove kompanisë e cila të shtunën vendosi reklamën e vet mbi muralin e artistes Nexhmije Pagarusha.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
“Reklama u hoq, dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar ai.

Më 12 nëntor, murali i këngëtares Nexhmije Pagarusha u inaugurua në qendër të Prishtinës. Ishte artistja spanjolle Alba Fabre që arriti ta përfundonte portretin e përzgjedhur për Pagarushën./SHQIP.com