Lajme

Fillon seanca e Kuvendit, largohen katër pika të rendit pasi që mungojnë ministrat

Kuvendi i Kosovës

Paraditen e së premtes ka nisur seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës, përcjell Shqip.com.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar se pika e parë e votimit do të jetë zgjedhja e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ndërkaq, katër pikat e para të listës së rendit të ditës janë larguar nga diskutimi për shkak se kabineti qeveritar nuk është i pranishëm në sallë, pasi janë duke marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurse, shefat e grupeve parlamentare kanë deklaruar se diskutimi duhet të fillojë nga pika e 10 që është “zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”./SHQIP.com