Sport Ndërkombëtar

City po dominon, por goli po mungon

Manchester City-PSG

Ka përfunduar pjesa e parë në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve që kanë nisur me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja e “zjarrtë”, por pa gola është duke u zhviiluar në Angli, ku Manchester City dhe PSG-ja po kërkojnë fitoren, shkruan Shqip.com.

Skuadra angleze ishte superiore në këta 45 minuta, por i mungoi goli.

Futbollsti më i dalluar te skuadra e udhëhehequr nga Pep Guardiola, ishte Riyad Mahrez, që me driblemimet e tij po u shkakton shumë probleme kundërshtarëve.

Algjeriani bëri disa goditje të forta në drejtim të francezëve, por Keylor Navas e shpëtoi skuadrën e tij me disa intervenime fanstasike.

Image
Momente nga takimi

Në anën tjetër, rastin më të mirë për PSG-në e pati Kylian Mbappe, por u tegua i pasaktë përballë Ederson Moreas.

Me rezultatin aktual, City mbetet lider në Grupin A, me dhjetë pikë, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Rezultatet në takimet tjera:

Atletico Madrid 0-0 Milan

Liverpool 0-0 Porto

Club Brugge 0-4 RB Leipzig

Sporting SC 2-0 Borussia Dortmund

FC Sheriff 0-2 Real Madrid /Shqip.com