Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid-Milan, Ibrahimovic në stol

Zlatan Ibrahmiovic

Milani do e kërkojë sonte ta “rrëmbejë” biletën e fundit në Ligën e Kampionëve.

Për ta arritur këtë, do të përballen me Atletico Madrid, me fillim nga ora 21:00, në “Wanda Metropolitano”, shkruan Shqip.com.

Stefano Pioli ka vendosur që të bëjë disa ndryshime për këtë takim.

Nga minuta e parë këtë takim do e nisë Olivier Giroud, ndërsa në bankën rezevë ka mbetur Zlatan Ibrahimovic.

Kurse, në khraun e djathtë të sulmit do luajë Salemaekers.

Startues është edhe Tonali, i cili si partner në mesfushë do e ketë franck Kessie.

Image
Formacioni startues i Milanit

Në anën tjetër, diego Simoeno ka vendosur që këtë takim ta fillojë me rreshtimin 5-3-2.

Trajneri argjentinas ka hedhur “artilerinë e rëndë” në fushën e gjelbër, duke mos u kursyer aspak.

Carrasco dhe Lemar do kenë detyra më ofansive, por do i ndihomjnë skuadrës edhe nga ana defasive.

Ndërsa, në sulm së bashku do luajnë Luis Suarez dhe Antonie Griezamann.

Një hendikep i madh për madrilienët është mungesa e Joao Felix.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti që thotë "ALINEACIÓN UEFA CHAMPIONS LEAGUE. P” GRIEZMANN us500 SUÁREZ 5 Plus500 R.DEPAU 11 Plus500 LEMAR KOKE Plus500 21 CARRASCO Plus500 22 M.HERMOSO Plus500 M.LLORE NTE lus500 SAVIC M.GIMÉNEZ Plus500 ENTRENADOR: PABLO SIMEONE 1LECOMTE 12 RENAN LODI 16H.HERRERA 10 CORREA 24 VRSALJKO 19 CUNHA 38F.GONZÁLEZ 4KONDOGBIA"
Formacioni startues i Atletico Madrid

Aktualisht, skuadra italiane është në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm një pikë të grumbulluar pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, madrilineët janë në vendin e tretë, me katër pikë. /Shqip.com