Qeveria fillon mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Qeveria e Kosovës e ka filluar mbledhjen e së mërkurës me një minutë heshtje në nderim të 45 viktimave që humbën jetën në një aksident tragjik të një autobusi në Sofje të Bullgarisë, përcjell Shqip.com.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut por edhe me gjithë shqiptarët që janë tronditur nga kjo tragjedi.
“Në emër tim dhe Qeverisë u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi, të lënduarve u dëshirojmë dëshirojmë shërim të shpejtë dhe urojmë që tragjeditë e tilla të mos na përsëriten. Në shenjë solidarizimi dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore”, tha Kurti.
Ndryshe, orët e para të mëngjesit të së martës, në Sofje të Bullgarisë është aksidentuar një autobus i cili u përfshi nga flakët, ku për pasojë vdiqën rreth 45 persona.
Autobusi ishte nisur nga Stambolli dhe kishte për destinacion Shkupin, ku shumica e viktimave ishin shqiptarë nga Maqedonia Veriore./SHQIP.com