Sport Ndërkombëtar

Donny van de Beek startues për “Djajtë e Kuq”

Donny van de Beek

“Estadio de la Ceramica” është vendakimi i Villarrealit dhe Manchester United.

“Djajtë e kuq” kanë udhëtuar në Spanjë, ku me fillim nga ora 18:45, do tentojnë ta përmbysin “nëndetësen e verdhë”, shkruan Shqip.com.

Në prag të këtij takimi, anglezët kanë publikuar formacionin zyrtar, ku shihen disa ndryshime.

Pas një kohe të gjatë, në formacionin startues ëstë rikthyer Donny van de Beek. Mesfushori holandez nuk ishte shumë i pëlqyer nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer, por me largimin e tij duket që gjërat kanë ndryshuar.

Së bashku me holandezin, në mesfushë do luajnë Mc Tominay dhe Fred.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Formacioni i Manchester United

Një befasi në këtë rreshtim është lënia në bankën rezervë e Bruno Fernandez, por trajneri i tanishëm, Michael Carrick ka vendosur kështu.

Nga minuta e parë këtë takim do e nisë edhe Jadon Sancho, kurse rezervist mbetet, Marcus Rashford.

Mometalisht, United janë lider të Grupit F, me shtatë pikë. Por edhe spanjollët kanë pikë të barabarta, teksa gjenden një pozitë më poshtë për shkak të golaverazhit.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ka mbaruar me rezultat 2-1.

Ndërsa, anglezët kanë kujtime të hidhura nga e kaluara, pasi ishin mposhtur nga Villarreali, në finalen e sezonës së kaluar./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ONCE INICIAL VS MANCHESTERUTD 13. 3. 4. 5. 6. 8. Gero RULLI Raúl ALBIOL(C) Pau TORRES Dani PAREJO Étienne CAPOUE Juan FOYTH Pervis ESTUPIÑÁN Manu TRIGUEROS Arnaut DANJUMA Yeremy PINO Moi GÃMEZ 12. 14. 15. 21. 23. SUPLENTES/SUBSTITUTES: S. Asenjo 31. Iker Mario Gaspar 9. Paco Alcácer/ 10. Iborra 11. Chukwueze 16.Dia Dia 17 Raba/ 18. Alberto 20.R. R. Peña 22. Mandi A. Pedraza Entrenador (coach): Unai Emery"
Formacioni i Villarrealit