Lajme Botë

Kryeministri francez rezulton pozitiv me COVID-19

Ish-Kryeministri francez, Jean Castex.

Kryeministri i Francës, Jean Castex, mbrëmjen e së hënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Shqip.com.

Zyra e kryeministrit ka deklaruar se orari i tij do të rregullohet në mënyrë që ai të vazhdojë aktivitetet e tij të izolimit gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Kryeministri francez mësoi të hënën pasdite se një nga vajzat e tij, kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Ndryshe, kreu i qeverisë franceze kishte marrë dy doza të vaksinës anti-COVID’19 dhe se nuk ka qenë pozitiv me COVID-19 asnjëherë./SHQIP.com