Kaq është shuma e tenderit për Spitalin e Gjilanit që u fitua në mënyrë të kundërligjshme

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se me dokumente false e ka fituar tenderin në Spitalin e Gjilanit.
J.M, dyshohet se ka fituar në mënyrë të kundërligjshëm tenderin në vlerë prej 47 mijë euro, shkruan Shqip.com.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, nga fillimi i muajir tetor i vitit 2021 kanë nisur hetimet për të mbledhur provat rreth këtij rasti.
“Gjatë hetimeve të zhvilluara nga fillimi i muajit Tetor 2021, në lidhje me një tender (në Spitalin e përgjithshëm në Gjilan), ka arritur të siguroj prova se operatori ekonomik (SH.P.K.Prishtinë), në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se shpallet fitues në shumën prej mbi (dyzet e shtatë mijë euro) 47.000 €, duke manipuluar me dokumentacionin ofertues”, thuhet në komunikatë.

Kompania në fjalë, kishte aplikuar në ketë tender me dokumentacion me përmbajtje të rreme, dhe e njëjta kompani kishte përfunduar si Operatori Ekonomik fitues.
“Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ofertues të kompanisë (SH.P.K. Prishtinë), është parë se Kompania në fjalë, kishte aplikuar në ketë tender me dokumentacion me përmbajtje të rreme, dhe e njëjta kompani kishte përfunduar si Operatori Ekonomik fitues”.
Pronari i kompanisë, J.M, dyshohet se ka kryer veprën “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
“Bazuar në të gjeturat gjatë hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (J.M.) pronar i kompanisë (SH.P.K. Prishtinë) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Pronari i kësaj kompanie, me vendim të Prokurorit, është dërguar për 48 orë në mbajtje./Shqip.com