KHF Istogu nuk e di se çka është humbja

Kanë kaluar dhjetë gjiro, por ende nuk janë njoftuar me humbje.
KHF Istogu është skuadra e vetme që nuk është mposhtur ende në Superligën e Kosovës, shkruan Shqip.com.
Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara kanë arkëtuar po aq fitore, ndërsa kanë harruar se çka janë rezultatet negative.
Kështu, skuadra nga Istogu ka grumbulluar 20 pikë dhe nuk po njeh kundërshtarë.
Në vendin e dytë është Prishtina, e cila ka nëntë fitore dhe një humbje.
Kurse, kampionja aktuale, Vushtrria pozicionohet e treta, pasi ka pësuar tri humbje, krahas shtatë fitoreve.
Ndërsa, garë interesante po zhvillohet edhe në fundit e tabelës.
Drita duket që veçse është “dorëzuar”, sepse ende nuk ka as edhe një fitore të vetme, ndërsa ka dhjetë humbje.
Nga katër pikë kanë Vëllaznimi dhe UJlpiana, por kjo e fundit ka golaverazh më të mirë dhe gjendet një pozitë më lartë. /Shqip.com
