Sport Ndërkombëtar

Raptors “kafshatë e lehtë” për Golden State

Golden State Warriors

Golden State Warriors po vazhdojnë të shkëlqejnë gjiro pas gjiros.

“Luftëtarët” kanë shënuar fitore në udhëtim ndaj Toronto Raptors, me rezultat 104-119, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim, mysaifrët ishin favorit në letër dhe nuk lanë të ndodhe ndonjë befasi as në parket.

Basktbollisti më i dalluar te Ëarriors në këtë takim ishte Andreë Wiggings, që regjistroi 32 pikë, tre asistime dhe gjashtë kërcime.

Ndërsa, Curry këtë ndeshje nuk ishte në elementin e tij më të mirë, pasi realizoi 12- të pikë, pati tetë asistime dhe dy kërcime.

Toronto Raptors vs Golden State Warriors - Full Game Highlights | November  21, 2021 NBA Season - YouTube
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Raports basketbollisti më i dalluar në parket ishte Pascal Suakam, që realizoi 21 pikë, ndërsa asistoi dy herë dhe pati gjashtë kërcime.

Për Golden State kjo ishte fitorja e 13-të në këtë kampionat dhe janë në vendin e parë të Konferencën Perëndimore.

Ndërsa, në anën tjetër, Toronto është duke kaluar nëpër një formë aspak të mirë në Konferencën Lindore, ku është mposhtur dhjetë herë. /Shqip.com