Sheva e nis me humbje rikthimin në Serie A

Aventurën e tij si trajner në Serie A e ka filluar me humbje.
Genea e drejtuar nga Andriy Shevcehnko është mposhtur nga Roma me rezultat 0-2, shkruan Shqip.com.
Ky takim ishte i veqantë për të dy trajnerët, Shevën dhe Moruinhon, pasi kishin punuar së bashku te Chelsea. Portugezi kishte qenë trajner, kurse ukrainasi asokohe ishte ende futbollist.

Sa i përket këtij takimi, goli i parë nuk erdhi deri në minutën e 82-të.
Romakët kaluan në epërsi me anë të Afena-Gyan, ndërsa asistues ishte Mkhitaryan.
Përderisa pritej një kundërpëgjigje nga vendasit, ndodhi e kundërta.
Roma shënoi përsëri, ndërsa autori i golit ishte po i njëjti Afena Gyan.
Me këtë fitore, skuadra nga kryeqyteti i Italisë ngritet në pozitën e pestë, me 22 pikë.
Ndërsa, në anën tjetër, Genoa zbret në pozitën e 18-të dhe e rrezikon seriozisht rënien nga liga, pasi ka vetëm nëntë pikë të grumbulluara, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com