Sport Ndërkombëtar

“Interi e rrënon murin e Napolit”

Napoli mposhtet nga Interi

Muri i Napolit tashmë është rrënuar.

Interi ka mposhtur Napolin me rezultat 3-2, duke ja shkaktuar humbjen e parë sezonale në Serie A, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim, ku u shënuan pesë gola, u regjistruan shtatë kartona të verdhë, neurezaurët dolën të gëzuar në fund.

Ishin napoletanët që relaizuan të parët gol, me anë të Zielniesnki-t, kur po zhvillohej minuta e  17-të.

Por, ky gëzim i mysafirëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Hakan Calhanoglu barazoi rezultatin nga pika e bardhë.

Goli i shënuar nga Calhanoglu

Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Interi shënoi edhe një herë, kësaj radhe me anë të Ivan Perisic, kurse asistues ishte përsëri Calhanoglu.

Pjesa e dytë nisi përsëri në të mirë të zikaltërve, të cilët shënuan përsëri. Autor i golit kësaj radhe ishte Lautaro Martinez, kurse në rolin e asistuesit Joaquin Correa.

Për të bërë këtë ndeshje një “dramë” u përkujdes, Dries Mertenes që e shënoi një eurogol në minutën e 79-të.

Goli i shënuar nga Mertens

Pas këtij momenti, napoletanët patën edhe disa raste të tjera shënimi, por gardianin i Interit, Handanovic u përkujdes që topi të mos e kaloi më vijën fundore në portën e tij.

Përkundër humbjes, Napoli mbetet lider në Serie A, me 31 pikë të grumbulluara, kurse Interi tashmë është ngritur në kuotën e 28 pikëve dhe gjendet në vendin e tretë/Shqip.com.