Aksident mes veturës dhe kamionetes në Deçan, një i lënduar
Publikuar:
(21.11.2021 17:56:02)

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Pozhar të Deçanit mes veturës dhe një kamionete.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Gashi.

Ai ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Me datë 21.11.2021, rreth orës 16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pozhar – Deçan, ku në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një kamionetë dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë“, tha Rugova./SHQIP.com