Të hënën në Kuvend mbahet tryezë për Ligjin e Pagave

Të hënën duke filluar nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës do të organizohet një tryezë lidhur me temën “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, e inizuar nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Shqip.com.
Në një njoftim, AAK ka treguar se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi për nevojën urgjente të miratimit të ligjit për pagat në sektorin publik për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kategorive të këtij sektori pas ngritjes së çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik.
Po ashtu, pjesëmarrës në këtë tryezë pos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të Organizatave Joqeveritare.
“Ju njoftojmë se nesër me fillim nga 11:00, me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, në sallën N – 506 mbahet tryeza me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, thuhet në njoftim./SHQIP.com