Dy pretendent për titull përballë njëri tjetrit
Publikuar:
(21.11.2021 08:24:08)

Krye-ndeshja e javës në Serie A do të jetë mes Interit dhe Napolit, të dielën.
Duke filluar nga ora 18:00 në “San Siro” Interi e pret lideri në tabelë, Napolin.
Kjo e bën më shumë të rëndësishme këtë takim; pra lufta për titull të cilën Interi dëshiro ta mbrojë.
Napoli ka shtatë pikë më shumë se Interi, një rezultat pozitiv në ndeshje direkte do ta bënte më të vështirë punën për skuadrën nga Milano.

Përpos këtij takimi do të zhvillohen edhe katër duele të tjera.
Sassuolo & Caglari që fillon nga ora 12:30, ndërkaq nga ora 15:00 janë dy ndeshje tjera: Bologna & Venezia dhe Salernitana & Sampdroria.
Ndeshja e fundit e ditës është mes Genoa dhe Romës e që fillon nga ora 20:45. /Shqip.com