Florian Marku e kërkon fitoren e radhës në Londër

Kampioni i Botës për federaten IBF në boks, Florian Marku do të zbresë sonte në ring, për tu përballur me Jorick Luisetto.
Boksieri shqiptar, në mes të “Wembley Stadium” do tentojë që edhe një herë të dalë si fitues, në ndeshjen që fillon nga ora 21:30, shkruan Shqip.com.
Në këtë takim, Marku është favorit në letër, për shkak se ende nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij, në boksin profesionist.
Ai ka zhvilluar nëntë meçe, ndërsa ka tetë fitore dhe një barazim.
Kurse, në anën tjetër, Luisetto në 12 ndeshje të zhvilluara, ka nëntë fitore dhe tre humbje.

29 vjeçari nga Lushnja, gjatë të hënës është shprehur se është shumë i përgatitur për këtë përballje.
“Peshimi shkoj mirë. Me ndihmen e Zotit, çdo gjë është gati për nesër. Jam shumë i përgatitur dhe mezi e pres këtë ndeshje, Ju pres të gjithëce në “Wembley Arena”. Mos harroi ta merrni flamurin shqiptar me vete”, ka shkruar ai në Facebook.
Meçin e fundit, Marku e ka zhvilluar me 25 shtator, ku e kishte mposhtur Maxim Prodam në Londër – fitore e cila ia dhuroi atij titullin e Kampionit të Botës/Shqip.com