“Kun Aguero do të tërhiqet nga futbolli”

Sulmuesi argjentinas, Kun Aguero mund të pensionohet nga futbolli.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, gazetari spanjoll, Gerard Moreno, përcjell Shqip.com.
“Sergio Agüero do të tërhiqet nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën. Vendimi është marrë dhe Barcelona është informuar. Konferencë për shtyp për sqarimin e situatës pritet javën e ardhshme”, ka shkruar Romero.
Për shkak të problemeve me frymëmarrje, 33 vjeçari e kishte lëshuar fushën e gjelbër në ndeshjen kampionale që Barcelona e zhvilloi kundër Alavesit, me 30 tetor. Klubi katalunas kishte njoftuar se ai ishte shtruar në spital për një ekzaminim të zemrës.
Aguero, kishte zbarkuar në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, si transfer i lirë.
Ndër arsyet kryesore pse u bashkua me Barcen, ishte fakti që Leo Messi ishte shoku i tij i ngushtë, por, për ironi të fatit Leo u largua nga Barcelona.
Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Barcelona, apo edhe nga vetë futbollisti./Shqip.com