Norvegji – Kosovë, dalin biletat në shitje
Publikuar:
(20.11.2021 17:26:48)
Përfaqësuesja e Kosovës në baskeboll do të luajë në udhëtim te Norvegjia, me 25 nëntor, në ora 19:00.
Për këtë takim që është i vlefshëm për të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025, tashmë kanë dalë biletat në shtije, shkruan Shqip.com.
Në këtë ndeshje do të shiten vetëm 1200 bileta, për shkak të masvave anti-Covid.
Kosova do udhëtojë për fitore, ani pse nuk do jetë e lehtë.
Takimi do të zhvillohet në palestrën “Haukelandshallen”, dhe për faktin që janë vendas, Norvegjia mund të llogaritet favorite.
Për norvegjezët kjo është ndeshja e parë kualifikuese, pas 20 vitesh, ndërsa është hera e parë që përballen me Kosovën.
Pas këtij takimi, Dardanët do e presin Kosovën, me datë 28 nëntor, në Prishtinë./Shqip.com
/Shqip.com