Reagon Deliu-Kodra: Nuk mendoj se Grupi Kumanova është “terrorist”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, beson se Grupi Kumanova nuk është “terrorist”.
Ky reagim i Deliu-Kodra erdhi pas një “përplasjeje” që e kishte me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kunati i së cilës është “Komadant Malisheva”, i burgosur në Maqedoninë e Veriut.
“Në rrethana të këtij diskursi të nxitur nga pushteti, duke u ballafaquar me shpifjet e Ministres Haxhiu, kam cilësuar pa qëllim një rast që ndërlidhë Ministren Haxhiu me familjarë të saj, të cilët nga një entitet i huaj juridik janë akuzuar gjoja për terrorizëm. As nuk kam thënë e as nuk kam menduar dhe as nuk besoj që ata janë “terroristë”, ka shpjeguar deputetja.
Deputetja opozitare e ka cilësuar si “arrogant” pushtetin e Albin Kurtit, duke shtuar se në Kuvend nuk po përmbushet misioni legjislativ.
Deklarata e saj në Kuvend ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
Por, Deliu përmendi rrënjët patriotike të familjeve të saj.
“Unë, para se të jem deputete, i takojë dy familjeve Kodra (Prekaz) dhe Deliu (Rezalle), të cilat kanë kontribuar dhe dhënë shumë për vendin dhe lirinë tonë. Jam e vetëdijshme se kurrë nuk mund t’u dalim hak atyre që kanë dhënë gjithcka për këtë liri”, tha ajo.
Grupi Kumanova është dënuar me burgim të përjetshëm.
Zhvillimet atje për publikun mbeten enigmatike. /Shqip.com