Lajme Ballkan

Daçiq: Kosova ta ndërrojë edhe emrin, është fjalë serbe

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq

“Kosova duhet ta ndërrojë edhe emrin sepse është fjalë serbe”, ka thënë kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton Shqip.com.

Këto deklarata ai i ka bërë pas vendimit që në objektin e Kuvendit të Kosovës më nuk do të shërbehen produktet serbe.

“Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiq për Kosovo Online.

Ndryshe, gjatë seancës të së premtes, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, iu ka drejtuar kryeparlamentarit, Glauk Konjufca me kërkesë që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit./SHQIP.com