Lajme Ballkan

Kurti dhe Escobar flasin për njohjen reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me të dërguarin e Departamentit të Shtetit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me njohjen reciproke me Serbinë, transmeton Shqip.com

Përmes një postimi në Twitter, Kurti bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Escobar, ku kanë diskutuar edhe për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi si dhe angazhimin për dialog.

“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, të enjten, Kurti është takuar me të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ku është diskutuar se “marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë arrihet brenda mandatit të kësaj qeverie”./SHQIP.com