Lajme

Komandant Malisheva: Nuk merrem me deklaratat e Blerta Deliut – asnjë shtet i botës nuk na quan terroristë

Komandant "Malisheva"

Muhamet Krasniqi i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen në konfliktin me Grupin e Kumanovës, ka folur pasi që është përmendur në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, përcjell Shqip.com.

Krasniqi, i cili është kunati i ministres së Drejtësisë, Albulen Haxhiu, theksoi se nuk do të merret me deklaratën e deputetes, duke thënë se asnjë shtet i botës nuk i ka quajtur si “terroristë”.

Lexo edhe:
Përplasje e akuza mes Albulena Haxhiut e Blerta Deliut për punësimet familjare

“Edhe të akuzuar jemi por edhe të dënuar për terrorizëm, asnjë shtet në botë nuk na ka quajtur terroristë. E njëjta është ndaq je i dënuar, ndaq terrorist kjo i bie se po i bashkohesh armikut për interesa personale, unë nuk dua të merrem me Blerta Deliun sepse unë dhe shokët e mi bashkëluftëtarë, idealista ne i përkasim popullit dhe do t’ia lëmë popullit që ta vlerësojë këtë që për interesa të ngushta personale e ka thënë atë fjalë”, tha ai në T7.

Ndryshe, në seancën e Kuvendit të premten, Deliu-Kodra i reagoi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një debati duke i thënë se kunati i kësaj të fundit është “i akuzuar për terrorizëm” – teksa Haxhiu tha se ai ka qenë i përfshirë në Grupin e Kumanovës.

“Një Ministre që vjen sot këtu dhe lëshohet në shpifje të pavërteta, kunatin e saj e ka të akuzuar për terrorizëm. Imagjinoni, Ministrja e Drejtësisë që vjen sot dhe më flet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni, sot mua më jep e më mban leksione për sistemin të drejtësisë”, u shpreh Deliu-Kodra./SHQIP.com