Lajme

Në Kuvend nuk miratohet rezoluta e AAK-së për gazsjellësin

Seancë e Kuvendit të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar rezoluta e prezantuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për projektin e gazsjellësit në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Gjatë seancës të së enjtes, deputetët me 46 vota kundër dhe vetëm 21 për, nuk e miratuan rezolutën e prezantuar nga AAK.

Lexo edhe:
Të premten vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës me disa pika të rendit të ditës

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që ishte edhe inicues i debatit që zgjati gjashtë orë, kërkoi një konsultë paraprake për të gjetur konsensus tek grupet parlamentare.

Kurse, pas përfundimit të debatit, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i ka përmbyllur punimet e seancës plenare dhe se bëri të ditur që ajo do të vazhdojë të premten, nga ora 10:00./SHQIP.com