Mozzik tregon datën e publikimit të këngës së tij të radhës
Publikuar:
(18.11.2021 15:16:14)

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik është njëri ndër artisët më të kërkuar në tregun shqiptarë.
E gjithë kjo pasi që ai është shumë aktiv duke lansuar projekte të reja muzikore, ndërsa së fundmi ka njoftuar se do të do të publikojë albumin e tij “Lambozikki”, të cilin fansat po e presin me padurim.
Një nga këngët e e këtij albumi do të lansohet me datën 25 të këtij muaji.
E nga ana tjetër, Mozzik në tetor të këtij viti lansoi një bashkëpunim me reperin e njohur Noizy “Bonjour Madame” e cila ka mbi 12 milionë klikime në YouTube.
Ndryshe Mozzik ka kohë që është single, pas ndarjës nga Loredana. Kjo e fundit ka deklaruar se pas ripajtimit janë munduar shumë, por e kanë kuptuar që nuk shkon më./SHQIP.com