Lajme

Kadrijaj akuzon Kurtin për abuzim me shpronësimet e rrugëve

Depytetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka zhilluar një debat me kryeministrin Albin Kurti rreth shpronësimeve të rrugëve.

Kadrijaj, në seancën e Kuvendit që po mbahet më 18 nëntor, akuzoi Vetëvendosjen dhe Qeverinë për abuzim me shpronësimet e rrugëveshkruan Shqip.com.

“Kryeministër keni abuzuar shumë me çështjen e shpronësimeve si Lëvizje Vetëvendosje dhe si Qeveri. A jeni kundër shpronësimeve në koncept dhe nëse nuk jeni kundër, sa shpronësime i keni bërë në qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2”, tha ajo.

Kurti tha se gjatë marrjes së mandatit në krye të Qeverisë, kanë gjetur keqmenaxhim me këtë process, andaj kanë ndarë buxhet të veçantë për t’i shlyer borxhet për shpronësimet.

“Me ardhjen tonë në qeverisje, borxhet për shpronësimet i kemi gjetur në vlerën prej 184 milionë euro dhe me zero euro buxhet të ndarë për to. Pra, kemi gjet proces të shpronësimit me keqmenaxhim. Menjëherë kemi vepruar, kemi ndarë buxhet për ta paguar borxhin e mbledhur. Gjatë rishikimit të buxhetit me 14,7 milionë euro kurse tash, për vitin e ardhshëm me 57 milionë euro, shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend

“Parcela e një personi për shpronësim që është vlerësuar 90 mijë euro në vitin 2012 duke mos ja bërë pagesën me kohë brenda dy vitesh si♪5 e parasheh ligji, interesi për çdo vit me 7% është grumbulluar dhe sot ai person i merr 140 mijë euro. Pra shteti është në humbje, ende pa u mbërrirë interesi publik.

Deputetja e AAK-së, më pas pyeti Kurtin nëse ka pas ndryshime në komisionin për shpronësime, ndërsa deklaron se i posedon listat e shpronësimeve të Qeverisë Kurti 1 dhe Kurti 2.

“Thashë me gëllimin se keni abuzuar me listën e shpronësimeve. Unë e kam listën për Qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2. A është i njëjti komision, a është ndrru apo janë njerëzit e njëjtë që janë marrë me shpronësime?”, pyeti Kadrijaj.

“Ne më shumë kemi bërë anulime të shpronësimeve sesa shpronësime sepse duam ta ruajmë paranë dhe pasurinë publike. Drejtori nuk është më i njëjti”, u përgjigj Kurti./Shqip.com