Lajme

Bajrami: S’ka Pako të ringjalljes ekonomike prej 420 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ish-ministrja e financave, Hykmete Bajrami ka hedhur kritika ndaj Qeverisë aktuale lidhur me pakon e ringjalljes ekonomike.

Sipas Bajramit, pakoja e përmendur nga kryeministri, Albin Kurti, prej 420 milionë eurosh, nuk ekziston në projekt-buxhetin e vitit 2022, shkruan Shqip.com.

“Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e rishikuar të vitit 2021, siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërsa ka postuar një foto të Raportit nëntëmujor të vitit 2021 të Buxhetit të Kosovës, ku shihet që pako e ringjalljes është 127.6 milionë euro.

Qeveria e Kosovës, në fund të tetorit të ktij viti, ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2022 në vlerë orej 2 miliardë e 746 milionë euro.

“Buxheti i planifikuar për vitin 2022 parashesh investim në arsim dhe edukim me ndërtimin e 50 çerdheve të reja në tërë vendin. Shkollimin falas për të gjithë studentët si si dhe ndarjen e 2 mijë bursave shtesë për studentët më të mire”.

“Më tutje, buxheti i vitit 2022 synon të ndihmojë edhe ekonominë familjare me ndarjen e 45 milionë euro për të mbeshtetur nënat me Shtesat për Lehona e Shtesat për Fëmijë, ndarjen e 35 milionë eurove më shumë për kategoritë pensionale e sociale, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro, dhe shtesat për skemat sociale prej 30% të bëhen të përhershme. Rritja e punësimit është priortit kyç i Qeverisë, andaj 20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinjte dhe mbështetjen e bizneseve startup”.

“Gjithashtu, mbi 70 milionë euro janë ndarë për bujqësi e 40 milionë euro për mbështetjen e prodhuesve vendor. Në aspektin e shëndetësisë, buxheti i vitit 2022 parasheh edhe 24 milionë euro buxhet shtesë për sigurimin e barnave esenciale”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve./Shqip.com