Laporta nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Messi-t dhe Iniesta-s
Para dhjetë mijë tifozëve, Dani Alves u prezantua të mërkuren si futbollist i Barcelonës.
Ndërsa, pas kthimit të tij, presidenti i Barcelonës ka dhënë një deklaratë që ngjall shpresa dhe shumë emocione te fansat katalunas, shkruan Shqip.com.
Laporta ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që Messi dhe Iniesta mund të kthehen te Barca dhe kështu ka lënë shumëçka të hapur.
“Nuk përjashtoj asgjë. Ndodhi me Dani-n, mosha është vetëm numër. Ata(Messi dhe Iniesta) janë dy futbollistë fantasik. Unë nuk mundem të parashikoj se çka do ndodhë nesër, ata janë ende duke luajtur dhe janë në kontrata me klube tjera. Nuk mun ta dish kurrë”, u shpreh Laporta.
Aktualisht, Messi është në fillim të “aventurës” me PSG-në, ndërsa ka kontratë me francezët deri në vitin 2023.
Ndërsa, Andres është pjesë e klubit japonez, Vissel Kobe, me të cilin ka kontratë valide deri në vitin 2023.
Sa i përket rikthimit të Alves, ai ka pranuar që të ketë një pagë tejet të ulët(nuk është bërë ende zyrtare), për shkak të gjendjes financiare te klubit.

Ardhja e brazilianit është transferimi i parë në kohën e Xavi Hernandez – si trajner i katalunasve. /Shqip.com