U mërzit se nuk ndoqi ndeshjen, Arbri surprizohet nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë

Gjatë ditës së hënë kombëtarja e Shqipërisë kishte ndeshje me Andorën ku një numëri të banorëve iu mundësua që ta shohin.
Ishte Iliri, Monika, Sabiani dhe Arjola ata që fituan të drejtën që ta shohin lojën pasi që një nuk kishin marrë pjesë në partin e organizuar në oborrin e shtëpisë.
Pas kësaj ata kishin të drejtë ta zgjedhin një banorë për ta parë lojën dhe ai ishte Kleidi, pavarësisht që Arbëri dhe Donaldi shprehën dëshirën për ta parë.

Arbëri ishte shprehur i mërzitur pasi sipas tij, atij nuk i kishte ikur asnjëherë ndonjë ndeshje e kombëtares.
Gjatë spektaklit të së martës “Vëllai i Madh” i ka bërë surprizë Arbërit, ku përmes një video shihen futbollistët e Kombëtarës teksa e përshëndesin posaçërisht atë.
Madje njëri nga lojtarët e Kombëtares, Odise Roshi i ka dhuruar atij një fanellë.
Pas kësaj ai u shpreh shumë i lumtur për këtë befasi nga produksioni./SHQIP.com