Sport Ndërkombëtar

Uruguai rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës

Uruguai mund të mbetet jashtë Botërorit

Uruguai mund të mbetet jashtë Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Skuadra e udhëhequr nga Oscar Tabarez e ka pësuar humbjen e katërt në kampanjën kualifikuese për Botëror, shkruan Shqip.com.

Ata janë deklasuar nga Bolivia, me rezultat 3-0, duke ja vështirërsuar punët vetes edhe më shumë për një kualfikim tutje.

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, ata pozicionohen në vendin e shtatë, me vetëm 16 pikë të grumbulluara.

Duke marrë parasysh që nga Amerika Latine kualifikohen pesë kombëtare në mënyrë direkte atëherë gjasat janë ende reale, por jo edhe të lehta.

PSG to Reportedly Move for Luis Suarez Amid Edinson Cavani Exit Rumours |  Bleacher Report | Latest News, Videos and Highlights
Suarez dhe Cavani, foto nga e kaluara

Në pozitën e pestë është Peru me 17 pikë, ndërsa ndërsa një pozitë më lart është Kolumbia me pikë të njëjta.

Por, përveç këtyre dy skuadrave, Uruguai do të ketë “luftë” edhe me Kilin që ka 16 pikë dhe e dëshiron pjesëmarrjen në Katar me çdo kusht.

Dy “bomberët” e kësaj kombëtare, Luis Suarez dhe Edinson Cavani kanë tashmë nga 34 vjet në supe dhe nuk po e kanë atë freskinë  e dikurshme që t’i vendosin të gjitha ndeshjet.

“El Pistolero” ka pesë gola në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa “El Matador” për shkak të lëndimeve ka luajtur në vetëm pesë ndeshje, ndëra ka realizuar një herë.

Ndërsa, kapiteni Diego Godin tashmë është 35 vjeçar dhe reparti defanziv nuk është më i sigurtë si dikur. /Shqip.com