Katari – edhe një mundësi për Leo-n

Së bashku me shokë, në vitin 2022 do të niset drejtë Katarit, që të mundohet ta rrëmbeje trofeun e shumëkërkuar.
Argjentina e Leo Messit është kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”., shkruan Shqip.com.
Një barazim pa gola ndaj Brazilit, në ndeshjen e zhvilluar të mërkuren, ka mjaftuar që La Albiceleste të sigurojë biletën për në Katar.
Ky Botëror do të jetë i veçantë për shumë arsye, e sidomos për numrin dhjetë të Argjentinës.
Messi do të jetë 35 vjeçar në këtë kompeticion dhe me shumë mundësi, ky është Botërori i fundit që e zhvillon si futbollit.
Pra, kjo mund të jetë mundësia e fundit që pesë herë fituesi i Topit të Artë – ta fitoj Kupën e Botës.

Në vitin 2014, ishte vetëm një hap që ta fitonte, por një gol i Mario Gotze-s në finale, bëri që festa të ishte në taborin e kundërshtarëve.
Nëse shikohet forma ekipore, atëherë Argjentina është një nga favoritet kryesore për të dalë fituese në Katar.
Kampionët e Kupës së Amerikës nuk dijnë për humbje që 23 ndeshje radhazi dhe hera e fundit kur u “’gjunjëzuan” ishte në vitin 2019.
Lionel Scaloni ka pasur një punë të vështirë para vetes – atë të ndërrimit të gjeneratave, por tashmë veçse e ka kaluar atë problem.
Me futbollistë si Lautaro Martinez, Paulo Dybala, Joaquin Correa, Giovanio le Celco, Leandro Paredes, e shumë të tjerë, kjo skuadër tashmë nuk është e varur nga një njeri i vetëm.
Golashënuesi më i mirë i argjentinasve në këtë kampanjë kualifikuese është pikërisht Leo Messi, që ka tundur rrjetën gjashtë herë./Shqip.com