Vota e diasporës vendimtare për Junikun, këto janë rezultatet
Publikuar:
(16.11.2021 20:12:01)

Lidhja Demokratike e Kosovës me Ruzhdi Shehun do ta qeverisin Junikun në katër vitet e ardhshme.
Kjo pasi, votat e diasporës nuk e kanë përmbysur rezultatin e rregullt.
Bazuar në numërimin e votave me postë, rezulton qe LDK ka marrë 436 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 232.

Vota e diasporës më së shumti ka ndikim në Junik, pasi përbën gati 30 për qind të votës totale.
Më 14 nëntor, LDK mori 50,61 për qind, ndërkaq AAK 49,39 për qind.
Në Junik, votat me postë nuk patën përmbysje rezultati, por njëjtë nuk ndodhi edhe në Dragash.
Edhe aty LDK-së i “buzëqeshi fati”, pasi ato vota ia fituan Dragashin. /Shqip.com