U helmua nga ushqimi – këngëtarja e njohur shtrihet në spital
Publikuar:
(16.11.2021 14:11:53)

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima është hospitalizuar.
Kjo pasi është helmuar nga ushqimi që duket se nuk ka kaluar në formën më të lehtë të mundshme për të.
Nga shtrati i spitalit, Besa ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi përmes së cilës ka bërë apel për kujdes.
“Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do ikë të jetoj si pirate në det” – është shprehur këngëtarja.

Besa është një prej emrave më të pëlqyer të muzikës në Shqipëri, ndërsa sjell shpesh këngë për fansat, shumica prej të cilave janë pritur mirë nga publiku./SHQIP.com