Lajme

Embro Sulejmani, administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve” është vëllai i n/kryetarit të PDIU në Durrës, Gilberto Sulejmani. U arrestua në kuadër të dosjes AKSHI-SHISH

Embro Sulejmani është një prej personave të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI” dhe atë të SHISH.

Sulejmani, i cili është administrator i agroturizmit “Kodra e Kuajve” në Durrës, është vëllai i Gilberto Sulejmanit, nënkryetar i PDIU-së në Durrës.

SPAK ka zhvilluar këtë të martë një aksion të gjerë, duke ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “AKSHI”. Mes personave të arrestuar është edhe Sulejmani.

Kontrolle janë kryer edhe në zonën e Shkozetit në Durrës, ndërsa aksioni i SPAK ka përfshirë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Emri i Embro Sulejmanit lidhet me aktivitetin e agroturizmit “Kodra e Kuajve”, në Durrës, ku ai ka ushtruar funksionin e administratorit.

/Shqip.com