Lajme

Ishte në Kosovë, ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni iu vetëdorëzohet autoriteteve shqiptare në Morinë

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës fillimisht, pasi SPAK e shpalli në kërkim.

Nga burimet mësohet se me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Hyseni ka njoftuar autoritetet në Kosovë dhe më pas është shoqëruar drejt territorit shqiptar.

Mësohet se ajo ka ardhur me automjet civil deri në kufij, ka kryer procedurat dhe prej rreth gjysmë ore ka kaluar në territorin shqiptar.

/Shqip.com