Lajme

Trondit gruaja e ish-gjyqtarit Franc Konomi: Ika në Gjermani pas vrasjes. Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, familjarët e të ndjerit Franc Konomi kanë thyer heshtjen pas shumë vitesh për të kërkuar të drejtën e tyre mbi pasurinë trashëgimore.

Gruaja e tij, Rovena, ka akuzuar publikisht kunatin e saj, Adin, se i ka përvetësuar dhe shitur hotelin që Franci kishte ndërtuar për vite me radhë. Ajo ka rrëfyer gjithashtu e përlotur se vëllai i të ndjerit lau dhe përdori makinën ku Franc Konomi dha shpirt menjëherë pas vrasjes së tij.

Përmes kësaj përballjeje, fëmijët e Konomit kërkojnë njohjen legjitime dhe marrjen e pronave që u takojnë me të drejtë.

Eni Çobani: As Xhoni dhe as Rovena nuk e kanë pasur të lehtë. Për herë të parë në mediat shqiptare dalin anëtarët e familjes së Franc Konomit dhe dalin pikërisht për një të drejtë, të cilën e kanë legjitime. AI ka lënë dy trashëgimtarë që është Xhoni dhe Franceska që e mbajnë me shumë krenari emrin e babait të tyre dhe mbiemrin e tij. Këtë dëshirojnë ata që familja e babait të tyre, t’i njohë si fëmijë legjitimë të Franc Konomë. Për këtë ka ardhur Xhoni dhe buxhet sot. Xhoni ka shumë të drejtë dhe e ka mbajtur me shumë nder mbiemrin Pojani, atë të vajzërisë së nënës së tij, Rovenës, por në zemër dhe në shpirt ai është Konomi.

Rovena: Franceska, vajza ime, ka qenë edhe në Greqi. Ka qenë te gjyshja e saj dhe unë kam folur në kamer me të. Gjyshja e saj unë e di shumë mirë, që ajo nuk është pjesë e kësaj gjëje. Vjehrra ime i ka thënë vajzës që ty të takon gjithçka nga babi jot dhe duhet t’i shkosh nga mbrapa.

Ardit Gjebrea: Çfarë pasurie ka lënë Franci?

Rovena: Franci ka lënë shtëpinë e tij, ka një hotel të cilin e ka ndërtuar gjithë këto vite, që kemi qenë në Gjermani. Unë mundoja që të investoja dhe të jepja një kontribut sa të mundja.

Ardit Gjebrea: Ai hotel është i Francit?

Rovena: Po. Unë kur shkova që pija një kafe, mbaj mend që ne bëmë një piceri, pishinë, kemi pasur dhe dhoma ku vinin turistit. Pyeta se i kujt ishte ky hotel, më thanë “ka qenë i Franc Konomit, e ka marrë Adi Konomi dhe ia ka shitur një personi tjetër”. Si mund të shesësh ti një pronë që nuk është e juaja. Ai nuk ka kontribuar kurrë për shtëpinë, ka qenë Franc Konomi që i ka mbajtur, e di një Tiranë e tërë.

Ardit Gjebrea: Rovena, pasi ndodhi vrasja ju shkuat në Gjermani?

Rovena: Unë shkova në Gjermani. Pasi u bënë të gjitha këto situata Franci kishte lënë një ‘Benz’ në të cilin u vra dhe një ‘BMW, më erdhi policia dhe më tha që t’i merrja. Unë të merrja një ‘Benz’ ku ka humbur jetën burri im, dua që të digjet ai ‘Benz’. Kur pas një jave shikoj vëllain e vet, e kishte larë makinën dhe lëvizje në mes të Tiranës. Të vritet vëllai jot dhe ti të hipësh te ajo makinë, ku ka dhënë shpirt?!

Franc Konomi u qëllua me 10 plumba për vdekje më 8 korrik të vitit 2010, në afërsi të “Pazarit të Ri”. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90.

/Shqip.com