Lajme

“Kanë zaptuar protestën dhe mikrofonin”/ Denoncimi: Bashkëjetuesit Edison Lika dhe Sidorela Vatnikaj financohen nga Soros. A janë këta “delfinët” që po shuajnë revoltën kundër Ramës? (DOKUMENTET)

Në çdo protestë që është organizuar prej 31 majit, ata janë në krye të saj, jo për të drejtuar revoltën kundër keqqeverisjes dhe për të kërkuar ndryshime thelbësore politike, por për të përfituar personalisht. Aktivistët Edison Lika dhe Sidorela Vatnikaj kanë pikërisht këtë qasje ndaj reagimit publik që po demonstrohet mbrëmjeve në Tiranë prej 87-88 ditësh. Ata duan të përfitojnë, të kapin projekte nga donatorët e huaj dhe të bëjnë lekë. Mikrofonin e protestës e konsiderojnë instrument privat, flasin kryesish vetë këta të dy dhe soji i tyre, pra bashkëpunëtorët dhe tek tuk ndonjë hallexhi që me zor shqipton apo lidh 2 fjalë. Ndërkohë edhe protestën po e përdorin për interesat e tyre, kryesisht ato gjobëvënëse – për të kapur projektin e radhës nga ndonjë fondacion apo ambasadë.

Është publicisti dhe konspiracionisti Alfred Cako ai i cili thotë se Edison Lika, i cili prezantohet si aktivist i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt, është bashkëshorti i Sidorela Vatnikajt. Kjo e fundit përmendet gjithashtu në denoncim për lidhje familjare me Gent Prognin.

Autori i denoncimit pretendon se Lika dhe Vatnikaj kanë pasur një rol të rëndësishëm në organizimin dhe menaxhimin e protestave, duke i akuzuar për lidhje me organizata të financuara apo të mbështetura nga rrjeti i “Open Society”.

Në të njëjtin material përmendet edhe Mirela Ruko, e Lëvizjes “Bashkë”, për të cilën pretendohet se ka lidhje familjare me Edison Likën.

Denoncimi zgjeron më tej pretendimet edhe te Gent Progni, duke ngritur pikëpyetje mbi lidhjet e tij me persona dhe struktura të ndryshme politike e shoqërore.

Në fokus vihet edhe kompania “TECH 01” sh.p.k., për të cilën në denoncim thuhet se Gent Progni u bë pronar 100% në qershor të vitit 2021.

Sipas të dhënave financiare të cituara në denoncim, kompania ka deklaruar një fitim neto prej 5,888,208 lekësh në vitin 2025, nga 1,986,464 lekë në vitin 2024. Denoncuesi e konsideron këtë një rritje të konsiderueshme dhe ngre pyetje mbi burimin e të ardhurave, por nuk paraqet në material prova që të dëshmojnë parregullsi financiare.

Po sipas denoncimit, detyrimet afatshkurtra të kompanisë kanë zbritur nga 1,914,330 lekë në 137,418 lekë, ndërsa numri i punonjësve raportohet të jetë tre.

Këto të dhëna përdoren nga autori për të ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e funksionimit të kompanisë dhe përdorimin e mundshëm të kontratave të jashtme, por një përfundim i tillë do të kërkonte verifikim të dokumentacionit financiar dhe kontratave të shoqërisë.

Denoncimi i vendos këto emra në një panoramë më të gjerë të aktivistëve dhe organizimeve që kanë marrë pjesë në protestat e fundit, duke pretenduar se ekzistojnë lidhje familjare, politike dhe organizative mes disa prej tyre.

Postimi i publicistit Alfred Cako

Ja rrethi i “patriotëve të Sorosit” që kanë zaptuar mikrofonin ose sufllaqen e rrumbullakët të Sorosit.

Këta janë të stërvitur nga Open Society se si të zaptojnë e kapin protestat e zemërimin popullor.

Dhe pasi zbulohen ose nuk nënshtrohen, flaken duke u paraqitur globalistët vetë para popujve si institucione progresi.

Ja disa lidhje shërbëtorësh tek mikrofoni turpit:

Mirela Ruko e Lëvizja Bashkë është kushurirë me Edison Likën që është aktivist i “Shqipëria Behet” të Adriatik Lapajt.

Edisoni është burri i Sidorela Vatnikaj, kushurira e G.Prognit dhe të dy janë kryesoret tek mikrofoni i m…it . Te dy janë të otganizatave të Sorosit.

Gent Progni ka bodygardë nga PD që i mban afër.

Parrulla Shqipëri e Re eshtë e A.Qorrit dhe siç e dinë të gjithë, ky eshtë një Projekt sorosjan ashtu si Rilindja dhe Mjafti para 25 vjetësh.

“Shqipëri e Re” është koalicjoni mes partive te vogla dhe individëve ke fonia, një koalicjon mes sorosjanëve.

Këta jan disa nga ata që kanë uzurpuar mikrofonin dhe që kanë lidhje me njeri-tjetrin.

Nga ana tjetër, kompania e G.Prognit ka qenë kur u ble me ortakë Rafaela Mark Rica deri në mars 2021.

Në qershor 2021 Progni behet pronar 100% i kompanisë “TECH 01” shpk e cila në Pasqyrat Financiare të vitit 2025 ka Fitim Neto:
5,888,208 lekë,
ndërsa në vitin 2024 kishte 1,986,464 lekë.

Pra ka një rritje të fortë (≈196%) pa rritje të dukshme në shpenzime apo aktive. Pra nuk dihet nga është burimi i këtyre të ardhurave.

Detyrimet afatshkurtra të kompanisë ndryshuan:
Nga 1,914,330 lekë në 137,418 lekë. Ulje drastike që mund të tregojë shlyerje të madhe prej afro 18 mijë € të detyrimeve të para një viti.

Numri i punonjësve: Vetëm 3 punonjës për një volum të ardhurash mbi 9 milion lekë.
Kjo nënkupton përdorim të kontratave të jashtme ose nënraportim të personelit.

©Shqip.com