EMRI/ Rama punëson ish-zyrtaren e PD-së, Jola Hysaj merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit!
Publikuar:
(30.07.2026 17:22:51)
Jola Hysaj dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).
Hysaj, e cila më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.
Ish-sekretarja e PD dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026. Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.
Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.
Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë.
/Shqip.com