Lajme

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i Saukut, betonierja përplas një automjet dhe bie në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të qendrës tregtare TEG, në autostradën Tiranë-Elbasan. Një betoniere ka rënë nga rrethrrotullimi duke përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje po mbërrijnë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Një person ka humbur jetën, drejtuesi i automjetit betoniere, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër.

I plagosuri bëhet me dije se është drejtuesi i automjetit “Audi” që u përplas me betonieren në rrethrrotullim.

/Shqip.com