SPAK lëshon me qira ‘Equos Resort’. Resorti luksoz pronë e fshehur e Ergys Agasit, ishte në emër të Shkëlqim Hoxhës dhe Klodian Shehit
E njohur si prona dhe selia e biznesmenit Ergys Agasi, Ish-Panto apo “Equos Resort” ka dalë me qira.
Zyrtarisht kjo pronë i përket biznesmenëve Klodian Shehi dhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa prej disa javësh e ka marrë shteti në administrim.

Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat i PD për Bashkinë Rrogozhinë
Ky aset është sekuestruar në kuadër të dosjes AKSHI ndërsa aty janë ushtruar disa herë kontrolle për gjetje provash. Hetim për të cilin ka masë sigurie edhe për.z.Agasi.

Ergys Agasi, biznesmeni në kërkim
Në origjinë kjo pronë ishte pasuri e biznesmenit Klodjan Allajbeu dhe Arbër Shtyla, referuar të dhënave të OpenData.

Equos Resort i sekuestruar nga SPAK
Referuar çmimi zyrtar ajo jepet për 3 milionë e 240 mijë lekë të vjetra, afërsisht 3400 euro me kursin aktual. Pjesë e qirasë janë aktiviteti tregtarë përfshi pishinën luksoze, bar kafet dhe restoranti.

Equos Resort i sekuestruar nga SPAK
©Shqip.com