Rama kopjon Spiropalin me poezi
Kryeministri Edi Rama në kuadër të përgjigjeve të tij të njëpasnjëshme dhe në gjendje paniku pas protestave mbarë shqiptare ku kërkohet largimi i tij, ka ndarë në Facebook, një poezi të Dritëro Agollit, “Kundërshtarëve të mi”.
Një vepër që trajton përballjen me kritikat dhe kundërshtitë, duke e shoqëruar me fjalët: “MIRËMËNGJES dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan Rama bashkangjitur fotos së publikuar.

Kryeministri duket se po kopjon stilin e ish-ministres së Jashtme, Elisa Sipropali në komunikimin me shqiptarët përmes poezive. E para ishte Spiropali e cila në një postim të datës 23 qershor, publikoi vargjet e Anna Ahmatovës, si një mesazh reagimi për sulmet që po ushtroheshin në adresë të saj, pas qëndrimeve të shprehura publikisht kundër Edi Ramës.
Postimi i Spiropalit
Mirëmëngjes☀️
Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

©Shqip.com