Sport Ndërkombëtar

Fekir mbetet jashtë fushave të gjelbra për tri ndeshje

Nabil Fekir

Real Betis ka mbetur pa Nabil Fekir në tri ndeshjet e ardhshme.

Mesfishori francez është dënuar me tre ndeshje msolojë nga Komiteti Disiplinor i UEFA-s, shkruan Shqip.com.

Ky komitet e ka konsideruar  si sulm – veprimin e tij në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen.

Çfarë kishte ndodhur në atë ndeshje?

Kur po zhvilloheshin minutat e fundit të lojës, Fekir e goditi dhe e kapi për futbollistin kundërshatr, Kerem Demirbay, i cili më herët e kishte goditur me shkelm francezin.

Image
Momenti i incidentit

Ky sanksion e mbajë jashtë fushave të gjelbra 28 vjeçarin, për ndeshjet kundër Ferencvaros dhe Celtic Glasgow, si dhe për një ndeshje tjetër.

Mbetet të shihet nëse skuadra spanjolle do ta  apelojë sanksionin në Komitetin e Apelit.

Nabil ishte transfeuar te Betisi, në vitin 2018, ndërsa që nga atëherë është shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të skuadrës.

Për kartonin e tij, skuadra spanjolle kishte paguar hiq më pak se 19 milionë euro./Shqip.com