Lajme

Rike Roçi tregon format, modelja poston fotot e nxehta nga pushimet në Vlorë

Modelja e njohur Rike Roçi po shijon ditët e nxehta të këtij fundmaji në bregdetin e Vlorës, nga ku nuk kanë munguar edhe postimet që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Rike ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga pushimet, ku shfaqet me rroba banjo pranë ambienteve luksoze të hotelit ku po qëndron.

Me format e saj fizike dhe stilin provokues që e ka karakterizuar ndër vite, modelja ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat.

Rike Roçi me rroba banjo nga hoteli në Vlorë

Fotot e publikuara tregojnë se ajo po kalon momente relaksi mes diellit, detit dhe komoditetit të resortit bregdetar, ndërsa duket se po shfrytëzon maksimalisht këto ditë teksa jemi ende në fillim të sezonit veror.

Si gjithmonë, postimet e Rike Roçi nuk kanë kaluar pa u komentuar gjerësisht në rrjet, ku ndjekësit kanë vlerësuar pamjen dhe format trupore.

/Shqip.com