Reagimi/ Aktivistja e PD flet për fotot në jaht: Ishte i ish-të dashurit tim, nuk është trafikant droge. Bëj jetë modeste!
Publikuar:
(27.05.2026 00:12:04)
Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Prapaskena për disa foto të saj në një jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një trafikanti droge.
Fotot vinin në dyshim kauzat e varfërisë dhe narkoshtetit, për të cilat ‘lufton’ ish-kandidatja për deputete e PD-së.

Përmes një video në Facebook, Xhulja Xhekaj thotë se bën një jetë modeste dhe se jahti i frekuentuar prej saj i përket ish-partnerit të saj.

©Shqip.com