Xhulia Xhekaj poston fotot e nxehta. Aktivistja e PD në jahtin e trafikantit?
Xhulia Xhekaj, aktivistja rishtare e PD ka postuar disa foto të nxehta. Pushimet e këtij viti duket se Xhekaj i ka nisur më herët se të tjerët.
Ish-kandidate për deputete e PD, Xhekaj duket në një jaht luksoz. Në fakt ka dyshime se ky mjet lundrues është produkt i parave të pista.

Aktivistja e PD-së që ‘vajton’ për varfërinë dhe denoncon narkoshtetin shfaqet në këtë jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një trafikanti droge dhe kontrabandisti, i hetuar nga Prokuroia.

Jahti në të cilin kapërdiset përfaqësuesja e PD-së Xhulja Xhekaj mësohet se është produkt i kontrabandës së mallrave, trafikut të kokainës përmes Portit të Durrësit dhe pastrimit të parave të pista.
Krahas elegjive për qeverinë, ndoshta aktivistja e PD-së duhet t’i shpjegojë publikut edhe këto foto në jaht, rrethanat dhe çfarë di për kontrabandën e cigareve dhe mafien e ilaçeve.

Aktivisja e PD-së Xhulja Xhekaj e ka mohuar në komente pretendimin se është rrahur dhe tërhequr zvarrë nga vajza e tezes së saj, Suada Sherifi, për shkak të Eldi Dizdarit. Xhekaj duket se dyshon se pas këtij lajmi mund të qëndrojë Ervin Salianji, pretendent për të marrë drejtimin e PD-së, por që u përjashtua nga Sali Berisha duke e konsideruar tradhtar. Xhekaj ka shpërthyer në sharje dhe epitete ndaj Salianjit, përmes një video të publikuar në profilin e saj në Facebook.

Nga ana tjetër, njerëzit pranë Ervin Salianjit akuzojnë Xhulia Xhekajn se po nxitet nga Sali Berisha dhe Flamur Noka për ta sulmuar atë. Në një linjë me retorikën e Berishës dhe Nokës, Xhulja Xhekaj e akuzon Salianjin se është ‘birësuar’ nga pushteti, se ka mbjellë flokët në burg dhe se ka devijuar nga vija e partisë.
Në llogaritë e saj në rrjetet sociale, Xhekaj ka postuar foto edhe Liri Berishën, bashkëshorten e kryetarit të PD, Sali Berisha.

©Shqip.com