Lajme

Largohet Ramush Haradinaj/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zgjedh kryetar Ardian Gjinin. Partia ndryshon edhe emrin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë punimeve të kuvendit të dhjetë zgjedhor, më 24.05.2026, ka votuar zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, Ardian Gjini.

Sipas njoftimit, nga 461 delegatë, 453 votuan për, 2 kundër, 1 abstenoi dhe 5 vota ishin të pavlefshme.

Po ashtu, delegatët e AAK -së kanë ndryshuar emrin e partisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Aleanca.

Gjithashtu, në këtë Ramush Haradinaj është zgjedhur Kryetar Nderi.

“Po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm, me përbërje prej 106 anëtarësh. Përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm do t’i shtohet edhe Kryesia e re pas konstituimit, si dhe 3 përfaqësues nga diaspora që kanë marrë më së shumti vota në Kuvend. Me sot, Aleanca e përmbyll me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, i nisur më 12 shkurt” – thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 07 qershor 2026, pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Tashmë Aleanca do të marrë pjesë e vetme në këto zgjedhje.

/Shqip.com