Lajme

“Lufta” mes Behgjet Pacollit e Valon Ademit për aeroportin e Vlorës, ndërhyn Qeveria shqiptare: Do ketë penalitete ndaj kompanive

Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi paralajmëruar këtë të premte, më 22 maj, se nuk do të tolerohet situata e krijuar nga konflikti mes 2 kompanive koncensionare që ka bllokuar punën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Karakaçi tha se e ka ndjekur konfliktin me vëmendje dhe e ka shikuar me shqetësim sjelljen e deritanishme të palëve.

“Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka ndjekur çdo fazë të procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës me vëmendje të plotë dhe rigorozitet, në përputhje me kushtet e koncesionit dhe kuadrin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Të drejtat e të gjitha palëve janë respektuar.

Vërejmë me shqetësim se sjellja e deritanishme e palëve zhvilluese, bllokimi i kantierit, konflikti gjyqësor dhe shkeljet kontraktore kanë shkaktuar vonesa kritike dhe dëm reputacional ndaj projektit. Kjo sjellje nuk do të tolerohet dhe shteti do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për respektimin e detyrimeve kontraktore.

Konflikti që po pengon realizimin e aeroportit të Vlorës duhet të kuptohet se është, në thelb, një mosmarrëveshje e pastër civile dhe kontraktore mes dy palëve private”, tha Karakaçi i cili më tej paralajmëroi se mund të ketë edhe penalitete.

/Shqip.com