Babë e bir mashtrojnë drejtorin e shtetit me “Video-Call” sikur ishin Edi Rama: Më dërgo 60 mijë euro në Elbasan
Një skemë e paprecedentë dhe tejet e sofistikuar mashtrimi ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, duke zbuluar se si teknologjia e Inteligjencës Artificiale (AI) po përdoret tashmë nga grupet kriminale në Shqipëri për të zhvatur zyrtarë të lartë.
Në pranga kanë rënë babë e bir, Kujtim dhe Kledis Muzhaqi, të cilët tentuan t’i zhvatnin plot 60 mijë euro drejtorit të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore, duke u hequr si kryeministri Edi Rama përmes një video-telefonate të manipuluar.
“Si jemi me objektivat?” – Si nisi kurthi në Signal
Gjithçka ka nisur në aplikacionin e enkriptuar Signal, ku në telefonin e drejtorit të ndërmarrjes shtetërore ka mbërritur një mesazh nga një numër i panjohur me tekstin: “Si jemi me objektivat?”.
Sapo zyrtari ka hapur mesazhin, në telefonin e tij ka hyrë një video-call (telefonatë me video). Kur është përgjigjur, në ekran i është shfaqur imazhi i kryeministrit Edi Rama, i kompletuar me syzet karakteristike të kuqe që ai mban shpesh në daljet publike. Telefonata ka zgjatur vetëm pak sekonda dhe menjëherë pas mbylljes ka mbërritur mesazhi i radhës:
“Rama jam, më dërgo 60 mijë euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.
/Shqip.com