Lajme

DOKUMENTET/ Salianji plas ‘bombën’, nxjerr vendimin e Gjykatëss britanike: Sali Berisha i lidhur me krimin!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka nxjerrë vendimin e Gjykatës së Britanisë së Madhe ku thuhet se kryetari i PD, Sali Berisha është i lidhur me krimin e organizuar. Polemikat në distancë mes Salianjit dhe Berishës kanë kapur majat. Sot nga Dibra, Berisha akuzoi Salianjin se ka drekuar e darkuar me Ergys Agasin, Visin e Pojës, Fatmir Troplinin por edhe Suel Çelën e Pëllumb Gjokën, personazhe këto sipas tij, të lidhur me botën e krimit.

Por nga ana tjetër, Salianji nuk vonoi të përgjigjej duke publikuar për herë të parë vendimin e drejtësisë britanike që e konsideron Sali Berishën si pjesë të botës kriminale.

“Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Salianji.

Reagimi i Salianjit

Sali “kolltuku” i damkosur, jo i akuzuar kot!
Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.
Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri.
Por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.
Ky është fakt. Jo propagandë.
Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë!
Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku.
Një lider i braktisur nga demokratët.
Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra.
Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri… dhe ai kthehet në zhurmë!
I njëjti model, i njëjti mentalitet
Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut:
e promovoi, e përdori dhe e mbrojti.
Sot, edhe pasi u largua Basha, modeli mbeti po ai:

  • i njëjti ekip
  • të njëjtat vese
  • e njëjta mënyrë përzgjedhjeje deputetësh
  • e njëjta “opozitë” që ulet në gjunjë për leje, tendera dhe pazare me Ramën

Ka vetëm një ndryshim:
Saliu sot është i refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët.
Prandaj nuk bën garë.
Prandaj ka uzurpuar PD-në si frikacak.
Sepse gara e nxjerr zbuluar dhe humb privilegjet dhe paratë per te cilat shet shpirtin!
Sot nis publikimin e fakteve.
Poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë:
Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar.
E vërteta e hidhur;
Ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore, ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatët strategjikë të Shqipërisë. Kjo është drama reale e Partisë Demokratike: jo përballja me kundërshtarin se atë e mundim, por pengmarrja nga e shkuara.

Koha e alibive ka mbaruar.
Ose PD ndahet nga e shkuara e korruptuar, ose mbetet peng i saj.

© Shqip.com