Lajme

Ngjarje e rëndë në Tiranë! I vendoset tritol një dyqani në pronësi të pronarit të MCN TV, Endri Meksi

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Mësohet se nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua një dyqan i MCN Get Connected, në pronësi të Endri Meksit, që shpërndan internet si dhe një klinkë dentare.

Nuk dihen shkaqet, ndërsa raportohet për dëme materiale.

Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi. Nuk dihet ende objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse, nëse ka qenë dyqani i MCN apo klinika dentare aty ngjitur.

/Shqip.com