Bekë Berisha s’ka koment pas humbjes së zgjedhjeve në Istog

Banorët e Komunës së Istogut, ia kanë besuar qeverisjen, Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe për katër vitet e ardhshme.
Rezultati preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 14 nëntorit, nxori fitues Ilir Feratin e LDK-së me 56.20% të votave, kështu duke lënë pas Bekë Berishën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili arriti t’i merrte vetëm 43.80% të votave.
E këtë rezultat, Bekë Berisha i AAK-së, ka zgjedhur të mos e komentojë.
“Nuk kam komente”, tha Berisha shkurtazi në një bisedë telefonike me Shqip.com.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, disa nga kandidatët për kryetar të komunave, nuk nguruan të ua urojnë fitoren kryetarëve të sapozgjedhur.
E një veprim të tillë, siç duket e ka ndërmend ta bëjë Berisha.
I pyetur nga Shqip.com nëse do të ia urojë fitoren Feratit, ai zgjodhi të heshtë.
“Hajt, ditën e mirë”- tha Berisha duke ndërprerë komunikimin./Shqip.com